Anaidi: Juda në Big Brother Albania 6 eshte Arsimi

Nderkohe qe banoret ne dhomen e gjumit jane duke diskutuar per ngjarjet ne shtepi dhe per menyren se si duhet t’i rregullojne marredheniet midis njeri-tjetrit, Joana dhe Anaidi flasin per banoret qe mendojne se mund te qendrojne me gjate ne shtepine e Big Brother Albania 6. “Une pretendoj qe ketu te qendroje sa me gjate Olta, Olseni, ti, une, Marselini dhe Xhimi”, shprehet Anaidi. Ndersa per Shpendin, Altinen dhe Arsimin, te dy mendojne se mund te dalin me shpejt se te tjeret.

Joanes i ben pershtypje sjellja e Arsimit ne shtepi, pasi i qendron shume afer Ilirit. Ajo mendon se ai eshte i qete, asnjanes dhe nuk perfshihet me asnjerin nga banoret. “Jezu Krishti ka pasur nje Jude ne tavolinen e tij. Ai eshte Arsimi”, shprehet Anaidi. Ai analizon karakteristikat e Arsimit dhe thote se fakti qe gjithmone qesh dhe nuk behet asnjehere me nerva, ben qe te kuptoje se fsheh diçka.

Ne shtepine e Big Brother fiken dritat, nderkohe qe banoret ne dhomen e gjumit vazhdojne me bisedat e tyre, duke treguar histori e barsoleta. Te gjithe qeshin per minuta te tera, pa menduar ende per gjumin

Leave a Reply