I dashuri i Gentes: Fotot i kemi bere me vetedije, jemi çift aventurier

Genta e “BB” dhe i dashuri Rubensi, prezantoheshin me foto hot dhe kërkonin eksperienca të reja me çifte të tjera.
Hobin e saj për të lundruar në rrjetet sociale në internet, Genta e Big Brother Albania 5 e ka pohuar vetë me gojën e saj në spektakël gjatë qëndrimit në lojë, ndërsa ka treguar se e gdhinte gjithë natën duke çatuar në facebook. Por pothuaj askujt s’do i shkonte mendja se 22-vjeçarja nga Babani i Devollit, të ishte më shumë e avancuar dhe se moshataret e saj që jetojnë në Tiranë. Disa foto “hot” të botuara në faqet rozë të gazetave e në site të ndryshme kanë zbuluar anën tjetër të saj. Në skedën e saj prezantuese para hyrjes në BB, ajo pohoi se fotografitë ishin një nga hobet e saj, përveç librave dhe muzikës. Ndaj për historinë e fotove gjysmë nudo, që tashmë po qarkullojnë në internet, tregon i dashuri i saj prej pesë vitesh, Rubensi. Pasioni i tyre i përbashkët për të realizuar foto artistike, dhe profili i përbashkët që kishin në rrjetin social “http://www. fuckbook.com/ prej dy vitesh me emrin “Çifti i çmendur”.
Rubens, para një jave u publikuan disa foto provokuese të Gentës, ku pozonte me të brendshme. Ç’mund të thuash?
Unë u ndjeva i shokuar, kur pashë foto të Gentës në qarkullim. Më erdhi realisht keq për të në këtë rast, dhe mendoj që ajo do të bëhet shumë keq kur të dalë nga loja dhe të përballet me këtë fakt.
Ti ke qenë në një lidhje me Gentën prej 5 vitesh, ishe në dijeni të fotove të tilla?
Po, kam qenë në dijeni, pasi unë dhe ajo i kishim pasion fotot në përgjithësi dhe sidomos fotot artistike. Kemi realizuar shumë foto bashkë, pasi unë dhe Genta kemi pasur një histori dashurie vërtet plot aventura, dhe fotot ishin një pjesë e aventurave tona.
Ndërkohë dimë që këto foto provokuese të Gentës janë marrë nga një rrjet social që quhet “fuckbook”. Ç’mund të na tregosh më shumë?
Po, e vërtetë që fotot i kishim hedhur unë dhe Genta para dy vitesh në profilin tonë të përbashkët që kishim në rrjetin social “fuckbook”. Ne ishim pjesë e këtij rrjeti social me emrin “Çifti i çmendur”, dhe e administronim të dy.
Si u ndjeve kur i pe të botuara, të kishte shkuar mendja që ato mund të zbuloheshin nga dikush tani që Genta është pjesë e një “reality”?

Në fakt, siç e thashë, s’u ndjeva fare mirë, madje m’u duk një guxim i tepruar nga gazetat. Ne e kishim hapur atë profil për qejfin tonë, duke qenë se jemi shumë të rinj dhe s’ka asgjë të keqe në ketë mes. Tashmë ai profil nuk ekziston më, pasi e çaktivizova. Mund të them që ekzistonte dhe një profil tjetër ndërkohë, ishte me të njëjtin emër dhe aty kishim hedhur mbi 30 foto.
Çfarë është ky rrjeti “fuckbook”, ka shumë shqiptarë në të?
Ky është një rrjet social i ngjashëm me facebook, dhe ku njerëzit zbulojnë anën e tyre seksuale apo joshëse me foto të tilla provokuese. Ka vërtet shumë shqiptarë të regjistruar në këtë rrjet social.
Pse ky pasion juaji për të realizuar foto të tilla, pse i bënit këto foto?
Nuk do flas në asnjë rast për të treguar më shumë si dhe pse janë bërë ato foto. Se në të vërtetë më vjen keq për Gentën, nuk kam pse t’i hedh akoma benzinë zjarrit.



Fantazia e Gentës për t’u shfaqur e shfrenuar në “fuckbook”
Më shumë sesa realizimi i fotove provokuese, ku shfaqej dhe fantazia seksuale e Gentës, bëri përshtypje fakti se pse ajo i kishte hedhur këto foto në rrjetin social “fuckbook”, prejnga u morën fotot. Në pozat e sipërpërmendura, ajo u shfaq vetëm me të brendshme, duke treguar edhe të pasmet e saj. Në fotot që kanë ekzistuar prej dy vitesh në këtë rrjet, ajo pozon në pozicione të ndryshme seksuale njësoj si një pornostar. Në rrjetin fuckbook, janë të regjistruar miliona njerëz nga e gjitha bota, ku presupozohet që janë pa tabu dhe komplekse për të shfaqur nëpërmjet fotove anën e tyre seksuale, dhe të krijojnë lidhje të reja vetëm për seks. Një nga filozofitë e këtij rrjeti është se çdo gjë që është fantazi, këtu bëhet realitet”, dhe është komentuar si një nga rrjetet e duhura për personat e dhënë pas seksit.

Leave a Reply