Sonte pritet që të fillojnë garën rreth 15-16 konkurrentë, të cilët vijnë nga Tirana, Kosova, Maqedonia, Greqia, por ndonjërit prej tyre i është dashur të marrë më shumë se një avion për të qenë pjesë e këtij formati kaq popullor.
Burime konfidenciale kanë përmenduar emrin e misterit më të fundit shqiptar, që është pranuar të bëhet pjesë e kësaj loje. Me përmendjen e emrit të tij, natyrisht që kanë filluar dhe komentet e para, se si do ta përfaqësojë veten dhe si do të luajë Ermali në këtë “reality”, që edhe edicionet e mëparshme kanë vërtetuar se fiton ai që di të luajë në mënyrën më të paparashikueshme. Idenë për të marrë pjesë në një reality show, ai e ka shprehur që pas shpalljes mister duke pohuar se: “Jam tip aktiv, më pëlqen debati dhe ia vlen që njerëzit të më përjetojnë live”.
FLORIAN HARIZAJ, KONKURENTI NGA BALDUSHKU
Florian Harizaj është emri i njërit prej konkurrentëve të “Big Brother Albania 5”. Djali vjen nga fshati Baldushk i Tiranës për të ndjekur ëndrrën e tij në shtëpinë e famshme por edhe në faqet e gazetave të shtypit rozë.
Kemi mësuar se Floriani nuk do të jetë i vetmi konkurrent që vjen nga fshati. Siç na tregoi edhe vetë autori, këtë vit një pjesë e mirë e banorëve janë përzgjedhur nga zona të thella të Shqipërisë.
/Marre nga Panorama dhe Bluetooth/BBALBANIA.INFO
