Shumë i përfoluri Big Brother Albania pritet të filloj me 18 Shkurt, ky njoftim ështe zyrtarë nga faqja e Big Brother Albania në Facebook.
Informacionet që i kemi dhënë më herët kan qenë nga njerzit të cilët kanë qenë në audicione në Big Brother, ndërsa 18 Shkurt është data e lëshuar nga vetë stafi i Big Brother
Big Brother Albania 5
Lajme te ndryshme te Big Brother Albania 5 Live, Foto dhe Thashetheme te ndryshme
Thursday, January 19, 2012
Wednesday, January 18, 2012
BIG BROTHER ALBANIA 5 fillon më 28 Janar?
Spektakli më i përfolur nga gjithë trevat shqiptare BIG BROTHER ALBANIA, pritet të filloj shumë shpejt.
Shumë data përmenden për fillimin e këtij spektaklit, më pare thuhet se do fillonte me 18 shkurt, mirëpo informatat me të reja që vijn nga persona të cilët kan qenë në audicione, thuhet se do fillon me 28 Janar.
Big Brother Albania 5 pritet te ketë 3 befasi, që nuk kan ndodhur në asnjë vitë tjetër, si dhe pritet të zgjate më shumë se vitet e kaluara.
Mos harroni... Big Brother po ju vëzhgon.
Shumë data përmenden për fillimin e këtij spektaklit, më pare thuhet se do fillonte me 18 shkurt, mirëpo informatat me të reja që vijn nga persona të cilët kan qenë në audicione, thuhet se do fillon me 28 Janar.
Big Brother Albania 5 pritet te ketë 3 befasi, që nuk kan ndodhur në asnjë vitë tjetër, si dhe pritet të zgjate më shumë se vitet e kaluara.
Mos harroni... Big Brother po ju vëzhgon.
Tuesday, December 13, 2011
Shumë konkurrentë nga Kosova në "Big Brother Albania 5"
Kanë nisur audicionet për reality shou. Ndërsa njëra nga pyetjet e zakonshme dhe që merret për bazë shumë nga autorët është: "Pse dëshiron të bëhesh pjesë e këtij programi?".
Nëse kjo përgjigje është bindëse, pra nëse konkurrenti i ka idetë e qarta se çfarë kërkon, ai ka shanse për t'u bërë pjesë e tij. Vihet re një interesim shumë i madh në këtë spektakël edhe i konkurrentëve nga Kosova, siç nuk ka ndodhur më parë.
Nëse kjo përgjigje është bindëse, pra nëse konkurrenti i ka idetë e qarta se çfarë kërkon, ai ka shanse për t'u bërë pjesë e tij. Vihet re një interesim shumë i madh në këtë spektakël edhe i konkurrentëve nga Kosova, siç nuk ka ndodhur më parë.
Friday, November 11, 2011
Fillojnë aplikimet për “Big Brother Albania 5”
Kanë filluar aplikimet për “Big Brother Albania 5″, edicion ky i cili mbahet për të pestën herë radhazi në Shqipëri, bëjnë të ditur mediat shqiptare
Për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e edicionit të pestë të “Big”-ut aplikimin mund ta bëjnë përmes faqes zyrtare të TV Show-t (http://bigbrother.top-channel.tv/5/).
Ndërsa transmetimi fillon që nga Janari i vitit 2012.
Për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e edicionit të pestë të “Big”-ut aplikimin mund ta bëjnë përmes faqes zyrtare të TV Show-t (http://bigbrother.top-channel.tv/5/).
Ndërsa transmetimi fillon që nga Janari i vitit 2012.
Sunday, October 30, 2011
Nisin përgatitjet për Big Brother Albania 5
Edhe në këtë vit, Top Channel do të vijë me një tjetër Big Brother Albania, i cili spektakël do të përcillet me shumë risi, edhe pse do të fillojë paksa më vonë sesa spektaklet e tjera.
Njëri prej personave që e prodhon këtë spektakël, Rezart Aga, në një bisedë me gazetën “Shekulli”, ka thënë se edhe këtë vit teleshikuesit shqiptarë, në të gjitha trojet, do ta kenë ekskluzivitetin e përcjelljes së këtij festivali që do të përcillet me plot befasi.
“Vetëm pas disa ditësh, në ekranin e Top Channel do fillojë të transmetohet reklama për audicionet”, ka thënë ai.
Pas edicionit të katërt, ku fituese për herë të parë ishte një femër, edhe këtë vit pritet që organizatorët të zgjedhin persona të ndryshëm, të cilët do të bëjnë debat dhe natyrisht edhe dashuriçkat e banorëve nuk do të mungojnë.
Por, për dallim nga viti i kaluar, kur BBA 4 kishte filluar në dhjetor, Aga thotë se tani spektakli do të fillojë në muajin shkurt.
Ai premton se edhe në këtë vit do të ketë shumë risi në këtë emision.
“Për ata të ‘merakosurit’ për faktin se do ndërrohet apo jo prezantuesja, ju themi: Jo. Prezantuesja, edhe këtë vit, për të pestin vit radhazi, do të jetë Arbana Osmani”.
Sipas Agajt, edhe këtë vit, njëlloj si vjet, do të ketë një përzgjedhje brenda shtëpisë. “Pra, nuk është e thënë që të gjithë konkurrentët që do shohim të futen natën e parë, do të jenë banorët e përhershëm”.
Ai po ashtu ka thënë se edhe në këtë vit do të ketë surpriza dhe rikonceptime në shumë aspekte, por tani preferon të mos i thotë të gjitha.
Ndërkohë, shtyrja, sipas organizatorit, është bërë për shkak të fillimit të spektaklit “Voice of Albania”, gjë që ka bërë që Big Brother të organizohet pas këtij spektakli.
Ndryshe, Big Brother Albania sjell para ekranit edhe konkurrentë kosovarë, të cilët garojnë bashkë më ata të Shqipërisë, përderisa transmetimet live nga shtëpia vinë në paketën e DigitAlb, që në Kosovë e sjell kompania IPKO.
Sunday, October 9, 2011
Bertina dhe Erioni i japin fund lidhjes se tyre

Por, vëmendjen e publikut tërhoqi edhe marrëdhënia e saj dashurore me Erion Zeqiraj.
Dhe aty ku të gjithë besonin se kjo marrëdhënie kishte bazament të fortë dhe do të kurorëzohej me martesë, lajmet që vijnë nga çifti nuk janë aspak të mira.
Sipas shtypit rozë, çifti ka disa ditë që është ndarë, por nuk pranon akoma të prononcohet për këtë ndarje. Edhe pse Bertina tashmë në facebook figuron single, ajo ka refuzuar t’i konfirmojë “Bluetooth” ndarjen me Erionin.
Ende nuk dihen shkaqet e ndarjes, por mësohet që çifti u takua për ribashkim, takim që nuk kishte rezultatin e pritshëm…
Sunday, September 4, 2011
Ermela: Nuk shoqërohem me konkurrentët e Big Brother
Duket se ka nisur një moment të ri në jetën e saj, pas famës dhe zhurmës së krijuar nga eksperienca në lojën e “Big Brother 4”, në “Top Channel”. Fituesja e këtij edicioni të fundit, Ermela Mezuraj, po mendon t’i hyjë rrjedhës normale të jetës, ndërsa po shqyrton disa oferta në lidhje me karrierën e saj profesionale tani e tutje, që ka shumë gjasa të jetë në botën e televizionit.
Ashtu siç ajo e ka pohuar vetë, televizioni është prirja e saj dhe puna që di ta bëjë më mirë, por ka vendosur të heshtë ne media deri në marrjen e një vendimi konkret se ku do të shfaqet dhe me çfarë projekti konkret. Po ajo ka menduar po ashtu t’u qëndrojë larg komenteve në lidhje me prishjen e miqësive të saj më ish-banorët e “Big Brother”, miqësi të krijuara brenda lojës, por që u përforcuan më së shumti pas përfundimit të spektaklit, ku ajo duke sfiduar të tjerët arriti të fitojë 100 milionët e lakmuar nga të gjithë. Ndërkohë që u mediatizua shumë si personazh interesant, për shkak të lidhjes së krijuar në një kohë shumë të shkurtër dashurie me Ervin Sinjarin, djalin që vinte nga një jetë jashtë vendit, kryesisht në Itali, Angli dhe Tajlandë. Kështu që rrëfimeve të saj për taktikat dhe strategjinë që e bëri fituese të një loje me shumë konkurrencë, bazuar në jetën e tyre reale, iu shtua historia e saj me Ervinin. Në fillim u duk si një lidhje e fortë dhe pasionante, por më vonë u pasua nga disa qejfmbetje e konflikte që, si përfundim, u finalizuan me ndarje. Një nga miqtë më të afërt të çiftit, që shpesh bënte suportin e tyre shpirtëror dhe konsiderohej miku i tyre i besuar, ishte Torosi.
Vetëm disa ditë më parë, ai pohoi për “Panorama Plus” se i kishte dhënë fund miqësisë së tij me Ermelën, pas disa pushimeve që kaluan në bregdetin e Jugut. Ndërkohë që direkt pas atyre pushimeve, jo vetëm Torosi, por madje dhe Ervini e të tjerë miq e mikesha të këtij “reality show” prisnin nga Ermela një ftesë për të festuar ditëlindjen e saj të 25-të, por që nuk e morën një të tillë. Ermela ka pohuar se tashmë nuk ka ndër mend të shoqërohet më me ta, pasi ka kuptuar se disa prej tyre thjesht nuk ia vlejnë për miqësi ose ndryshe janë pemë pa kokrra” Dhe jo vetëm për këtë, por ka kuptuar se “duhet t’u japë fund orvatjeve pa kuptim të këtyre ish-banorëve, pa ndonjë synim apo ide për jetën e tyre”.
“Kam plan t’i kthehem realitetit dhe jetës me shoqërinë time, që s’ka të bëjë me personazhet e Big Brother”. Sipas saj, i ka mjaftuar kjo periudhë post-Big Brother për t’i njohur mirë disa prej ish-banorëve dhe ka kuptuar se thjesht nuk ka më vlerë të vazhdojë më tej. “Aspiroj të kem një jetë të re, me projekte konkrete e karrierë profesionale, të bazuar në punë e jo në fjalë pa vlerë”, ka pohuar Ermela. Ndërkohë që, ashtu siç është deklaruar në një intervistë për “Panorama Plus”, Ermela së bashku më tre fituesit e tjerë të “Big Brother”, Arbër Çepani, Qetsor Ferunaj dhe Jetmir Salaj, janë duke realizuar një këngë së bashku, që do të shërbejë si lançim për projektin e tyre të ri me inspirim social. PanoramaPlus
Subscribe to:
Posts (Atom)

